GRUPI C
Kampioni i fortë për Malaga-në
19 October, 2013 @0:20
Kampioni i fundit i Euroleague-së, Olympiacos, ndeshjes kundër Malaga-së, nuk ia nisi siç duhet. Në dy çerekët e parë, më dominant ishte skuadra spanjolle.
Por në pjesën e dytë të ndeshjes, Olympiacosi, sikurse ishte prekur nga një shkop magjikë, arriti ta kontrollojë ndeshjen, ku dhe e mposhtën
kundërshtarin në fund, me rezultat 69-61.
Tek grekët, MVP i stinorit të kaluar, Vassilis Spanoulis, shkëlqeu me 13 pikë e pesë asistime, i cili u ndihmua me një 13 pikësh tjetër nga Brent Petway.
Në anën tjetër u dalluan lojtarët, Zoran Dragic dhe Fran Vazquez me nga 12 pikë secili.
Video
Olympiacos - Unicaja Malaga
GRUPI C
1 | Bayern Munich | 1 F | 0 H | |
2 | Galatasaray | 1 F | 0 H | |
3 | Olympiacos | 1 F | 0 H | |
4 | Unicaja Malaga | 0 F | 1 H | |
5 | Montepaschi Siena | 0 F | 1 H | |
6 | Stelmet Zielona Gora | 0 F | 1 H |