Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN 2-1 LAZIO

Kampioni pa telashe shkon tutje

Kampioni pa telashe shkon tutje


17 March, 2021 @23:06

Ashtu edhe siç pritej, veçanërisht pas ndeshjes së parë në Romë, Bayern ssonte vetëm se ka vulosur kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në rrugëtimin e tyre drejt mbrojtjes së titullit të mirit në Evropë.

Bayern ka mposhtur edhe në përballjen e kthimit Lazion, duke e mposhtur sonte 2-1 [Lewandowski 33p., Choupo-Moting 73 - Parolo 82] dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2 ka ecur drejt tetëshes më të mirë të Evropës.

Muriqi Vedat

Lazio kishte startin e mirë dhe pati një rast me Sergej Milinkovic-Savicin, derisa Vedat Muriqi ishte prej minuntës së parë në lojë.

Muriqi shkaktoi penallti, derisa fauloi Leon Goretzkan gjatë një korneri, ku Bayern me super-sulmuesin e tyre, Robert Lewandowski shkoi te goli. Pa problem ai e shënoi të 39-tën e stinorit në të gjitha garat.

Më pas, zëvendësuesi i Lewës, Eric Choupo-Moting shënoi vetëm dy minuta pasi që u fut në lojë, ndërsa Lazio deri në fund shënoi vetëm golin e përshëndetjes nga gara përmes Marco Parolos, zëvendësues.

 


 
Të gjitha lajmet nga