KUPA E KOSOVËS
Lilaj tregon si u kualifikua Prishtina
17 March, 2021 @22:01
Prishtina sot e mposhti Feronikelin me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penalltive dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Futbollisti Sabjen Lilaj, pas ndeshjes ka thënë se fati ishte me ta derisa fati i përcjellë më të mirët.
“Duke parë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, e dinim se na priste ndeshje e vështirë.
“Por, mendoj që sot u futëm me tjetër frymë nga ajo përballje, duke qenë më dominues se sa kundërshtari pavarësisht rezultatit të barabartë. Edhe fati në penallti ishte me ne, sepse fati përcjell më të mirët”, u shpreh Lilaj.