SUPERKUPA E SHQIPËRISË
Kamza fiton edhe Superkupën e Shqipërisë
5 May, 2016 @21:26
Në përballjen e ekipeve më të mira shqiptare Kamza ka trimfuar ndaj Vllaznisë së Shkodrës me 3 pikë dallim për të çuar në vitrina të klubit edhe Superkupën shqiptare.
Sonte nxënësit e trajnerit Adem Muhametaj kanë mposhtur Vllazninë e drejtuar nga Bledar Gjeçaj 67-64, pas një ndeshjeje tejet të ngushtë në dallim.
Vllaznia ka pasur epërsi kryesisht në pjesë të parë që shkonte deri në 5 pikë epërsi kurse në çerekun e tretë Kamza morri përparësinë për ta ruajtur 2-3 pikëshin shtesë deri në fund të takimit dhe për të triumfuar në fund.
Më efikasi te ekipi fitues sonte ka qenë Robert Shestani që ka shënuar 19 pikë e 5 kërcime, ndërsa pas tij pikë dyshifrore kanë shënuar edhe Juljan Hamati 14 pikë (12 kërcime), Endri Roshi 15 pikë si dhe Erkand Karaj 10 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.
Te Vllaznia më të dalluar kanë qenë sonte Algert Gjonaj me 19 dhe Corey Deandrey Allen me 15 pikë të shënuara.
Në fund, kreu i FSHB-së, Avni Ponari, i dorëzoi trofeun kapitenit Karaj dhe festa nisi te të kaltërit nga paralagjja e Tiranës.
Statistikat ekipore
Vllaznia | Kamza | ||
Çereku i parë | 15 | 10 | |
Çereku i dytë | 19 | 19 | |
Çereku i tretë | 15 | 24 | |
Çereku i katërt | 15 | 14 | |
Kërcime | 55 | 40 | |
Asistime | 8 | 12 | |
Bllokada | 0 | 1 | |
Topa të vjedhur | 5 | 6 | |
Topa të humbur | 17 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 7/24 | 9/29 | |
Tentime nga loja | 24/68 | 23/68 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 9/18 | 12/21 |
Statistikat individuale te Vllaznia
1 | Algert Gjonaj | 19 pikë | 20 kërcime | 1 asistim |
2 | Corey Deandrey Allen JR | 15 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
3 | Ervin Berdica | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Nikolin Arra | 9 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Herion Fazlija | 6 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
6 | Nikola Djokovic | 5 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Kamza
1 | Robert Shestani | 19 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Endri Roshi | 15 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Juljan Hamati | 14 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
4 | Erkand Karaj | 10 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
5 | Ennio Fjolla | 5 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Fatjon Gjoka | 3 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Fjorentin Bircaj | 1 pikë | 3 kërcime | 2 topa të vjedhura |