Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF NË DERBI

Kamza mposht Vllazninë në derbi

Kamza mposht Vllazninë në derbi


1 April, 2016 @22:12

Skuadra e Kamzës ka dalë fituese në përballjen e sontme të Superligës shqiptare të basketbollit ndaj Vllaznisë.

Robert Shestani me 20 pikë, 8 asistime dhe 2 kërcime ka qenë lojtari më efikas i ekipit të Kamzës në fitoren e ngushtë 67-65 ndaj Vllaznisë.

Shestanit i ndihmuan edhe Juljan Hamati me 19 pikë e 9 kërcime si dhe basketbollisti me përvojë i ekipit të të kaltërve, Erkand Karaj me 16 pikë e 7 kërcime.

Te Vllaznia 15 pikët e Herion Faslisë ishin të pamjaftueshme për të ndalur fituesin e Kupës së Shqipërisë, ndërsa J R Allen me 12 dhe Erjon Berdica me 10 pikë tjera çuan ndeshjen derbi deri në fund me dramë, por fitorja i takoi vendasve.

Pas këtij dueli Kamza ka bilanc 14-2 në Superligë, ndërsa Vllaznia e dyta në klasifikim, ka bilanc 12-4.


 
Të gjitha lajmet nga