TE SIGAL PRISHTINA

Foto: KBPrishtina
Kandemir nis stërvitjet
16 August, 2017 @10:08
Pak më shumë se një muaj para duelit të parë të Sigal Prishtinës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në basketboll, ekipi ka nisur stërvitjet.
Nën drejtimin e trajnerit të rikthyer në ekip, turkut, Ahmet Kandemir, në stërvitjen e fundit të ekipit kampion të Kosovës janë paraqitur lojtarët vendor si dhe përforcimet e huaja, derisa kanë munguar vetëm ata që janë në reprezentacion - e që janë pjesa kryesore e lojtarëve vendorë të ekipit.
Sigal Prishtina do të debutojë këtë stinor në Ligë të Kampionëve të basketbollit, ndërsa dueli i parë i saj do të jetë ndaj ekipit bellorus, Tsmoki Minsk, në Prishtinë më 19 shtator.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Tsmokit dhe Sigal Prishtinës zhvillohet vetëm dy ditë pas të parës, më 21 shtator në Falcon Club Arena të Minskut.