Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kandemir nuk dorëzohet!

Ahmet Kandemir në duar të lojtarëve të Sigal Prishtinës pas fitores së Kupës së Kosovës/BOROZANI/Erdis Driza

Kandemir nuk dorëzohet!


21 May, 2013 @23:22

Ish basketollisti i shndërruar në trajner të suksesshëm, Ahmet Kandemir, i afërt dhe gjithmonë i gatshëm për bisedë, dukej i qetë dhe i qartë përkundër disavantazhit të serisë finale prej 2-0 të ekipit të tij ndaj Pejës. I drejtpërdrejtë në përgjigje dhe përplotë analizë profesionale si trajner me përvojë i ekipeve turke si Besiktas dhe Pinar Karsiyaka, tashmë drejton skuadrën më të trofeshme kosovare, Sigal Prishtinën. 

Ai erdhi në Kosovë në muajin e kaluar për të zëvendësuar trajnerin më të suksesshëm kosovar, Arben Krasniqin. Shpejtë kthjelli ekipin dhe përkundër lëndimeve që kishte në skuadër arriti të mposht rivalin më të madh të Sigal Prishtinës këtë stinor, Pejën, në finale të Kupës me një mbrojtje të paparë në çerekun e fundit - ku me vetëm katër pikë të shënuara, Sigal Prishtina doli fituese në fund! 

Por në Play-Off diçka nuk po shkon…

“Shiko, Peja ka ekipin ndër më të mirët në Kosovë, me kuadër të gjërë lojtarësh, ku për një pozitë kanë së paku dy-tre lojtarë. Në anën tjetër, te ne lëndimi i Alvin Snow (që përfundoi stinorin), pastaj lëndimi i Hekuran Binxhisë, na detyroi të luajmë me Fahri Brecën në pozitën një, edhe pse ai është me tipare sulmuesi, e pastaj Granitin (Rugova) është dashur ta luajmë në pozitë të tij. Punën edhe më shumë na vështirësoi lëndimi i qendrës amerikane, Julian Terrell,” numëron Kandemir pafatësinë prishtinase në këtë aspekt. 

“Prej kësaj rrjedh që ne jemi të mangët në sulm. Kështu që, e vetmja rrugë për fitore është që të mos shënojë kundërshtari - pra ne të bëjmë mbrojtje të fortë,” ka treguar turku që më 20 qershor i mbush të 43-tat. 

Humbja në ndeshjen e parë...

“Peja ka avantazhin e terrenit vendas, mirëpo edhe ne po bëjmë gjithçka sipas mundësive tona për fitore. Në ndeshjen e parë lojtarët kanë rënë nën ndikimin e publikut, që nuk ka qenë korrekte ana e tifozëve që fyenin në baza familjare dhe hudhnin shkrepëse tek lojtarët. Ne humbëm qetësinë dhe u mposhtëm. Shiko, në të gjithë botën tifozët përkrahin ekipin e tyre, por nuk pengojnë zhvillimin normal të ndeshjes. Sipas meje është dashur që të bëhen dy vërejtje zyrtare me mikrofon ndaj publikut dhe në rast se nuk do të qetësoheshin përsëri - është dashur të zbrazej palestra. Çka do të bënin referët po qe se fyerjet do të shkonin në drejtim të tyre?! Këtë nuk e them vetëm për Pejën, por edhe për Sigal Prishtinën dhe të tjerët. Përkrahni ekipin tuaj më këngë e brohoritje, fishkëlloni ndaj kundërshtarit, por jo të bëni fyerje dhe hudhje të tilla gjësendesh, pasi që atmosfera e ndeshjes humb korrektësinë e saj dhe nuk ka më basketboll të shëndoshë aty,” shpjegon Kandemir. 

Ndeshja e dytë ishte rast i Sigal Prishtinës për të barazuar serinë finale, por…

“Pjesës së parë ia nisëm shumë mirë, e keni parë këtë, por me kohë lodhja filloj të ndikojë te basketbollistët e mi (ne zhvilluam një ndeshje më shumë në gjysmëfinale dhe mungesat, detyrojnë basketbollistët kyq që të angazhohen më shumë, që normalisht sjell lodhjen). Këtë lodhje kundërshtari e shfrytëzoi në çerekun e tretë dhe kur na arriti me rezultat, lojtarët i kaploi njëfarë paniku - që na solli deri te humbja e dytë,” tregonte ai arsyet e nisjes së mirë, por përfundimit të dobët të ekipit të tij në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. 

A ka gjasa tash ekipi juaj për të befasuar Pejën?! 

“Tash pasi që rezultati është 2-0 në të mirë të Pejës, ne për të qenë kampion duhet t’i fitojmë dy ndeshje në Pejë dhe një në Prishtinë, gjë që nuk është e lehtë. Mirëpo, basketbolli këtë gjë ta mundëson. Nëse luajmë rehat në Pejë, nëse lejohet të luhet basketboll, ne mund të fitojmë - e pastaj e fitojmë edhe ndeshjen e katërt,” ka treguar shpresat Kandemir për ndeshjen e radhës të serisë finale. 

“E di se për të fituar ndeshjen e tretë, do të bëjmë gjithçka, pasi që jemi skuadër që nuk dorëzohet. Këtë e kam vërejtur te basketbollistët e mi. Kemi karakter, luajmë si ekip dhe fitorja mund të vjen,” ka thënë në fund ai. 

Kandemir është njëri ndër trajnerët më të mirë në Turqi. Ai njihet si trajner i ekipeve me buxhet mesatar, me të cilat arrin t’i mposht ekipet e mëdha. 

Ai gjithashtu është i njohur për zbulim të talentëve dhe zgjedhjen cilësore dhe të lirë të basketbollistëve të huaj. Disa nga lojtarët që kanë ardhur për pak para dhe janë bërë yje në Turqi janë emra si: Henry Domercant, Dwayne Jefferson, Marcus Slaughter, Gary Neal e Sean Marshall. 

Ndeshja e tretë e serisë finale e Play-Offit ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës luhet në Karagaç të Pejës të enjtën mbrëma, ku në rast fitoreje pejanët do të stolisen me titullin e kampionit, por në rast se fiton Sigal Prishtina seria bartet për në ndeshjen e katërt që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës. (Të gjitha të drejtat e intervistës - www.Borozani.com)


BORDI

Vendim i FBK-së ndaj kërkesës së Sigal Prishtinës

FBK Superliga

Vendim i FBK-së ndaj kërkesës së Sigal Prishtinës

21/05/13 @ 21:10

FBK

950€ gjoba finalistëve

FBK Superliga

950€ gjoba finalistëve

21/05/13 @ 20:35

BIBL

Kërkojnë cilësi!

FBK Superliga/International

Kërkojnë cilësi!

21/05/13 @ 20:24

LEGENDS

Molla dhe portokalli

NBA

Molla dhe portokalli

20/05/13 @ 22:55

KREU

Kërkesë e çuditshme!

FBK Superliga

Kërkesë e çuditshme!

20/05/13 @ 21:30

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga