BIBL

BalkanLeague.net
Kërkojnë cilësi!
21 May, 2013 @20:24
Sipas një njoftimi në emisionin sportiv të KTV-së të transmetuar pak më parë është bërë e ditur se zyrtari i lartë i Balkan League, Shay Shtriks, i ka dërguar një e-mail FBK-së, ku ka shprehur habinë me rezultatin e ndeshjes së parë finale të Play-Offit, Peja-Sigal Prishtina 71-44.
Në letër është bërë e ditur se BIBL nuk dëshiron që në rrethin e vetë të ketë skuadra jo cilësore, gjë që e ka shkaktuar ky rezultat dhe se për ndeshjen e dytë do të dërgojë zyrtarët që të shikojnë ndeshjen nga afër - të cilën Sigal Prishtina e humbi gjithashtu.
I pyetur nga KTV-ja, zyrtari i Sigal Prishtinës, Artan Rugova, ndër të tjera, ka bërë të ditur se nuk janë në njohuri për një letër të tillë dhe se zyrtarët e ligës ballkanike e dinë shumë mirë se Sigal Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës dhe se është klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar.