WEST FINALS

REUTERS/Mike Stone
Arushat në gjumë
20 May, 2013 @3:45
Dëshira e lojtarëve të San Antonio-së, për të fituar këtë ndeshje, u vërejt që nga fillimi i ndeshjes. Epërsia e vetme e Memphisit, ishte shënimi i parë në fillim të ndeshjes, pastaj skuadra e trajnerit Gregg Popovich dominoi tërësisht deri në minutat e fundit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 105-83 në favor të Spursave, ku më i miri ishte françezi Tony Parker, i cili luajti me 20 pikë e 9 asistime, gjithashtu mori ndihmë edhe nga Kawhi Leonard me 18 pikë, ku ky i fundit, është duke treguar lojë të mirë gjatë ndeshjeve në Play-Off dhe është bërë njëri ndër lojtarët kyç të Popovichit.
Ndërsa në anën tjetër, tek arushat u dallua Quincy Pondexter me 17 pikë, por për ata gjumi ishte më i ëmbël se fitorja, ku nuk mjaftuan për t’i ndalur mamuzat.
Tani rezultati në seri është, 1-0 për San Antonion, ndeshja e radhës do të luhet përsëri në AT&T Ceter me 21 maj.
Video
Përmbledhja e ndeshjes Spurs-Grizzlies
REZULTATI:
San Antonio Spurs - Memphis Grizzlies | 105-83 | 1-0 në seri |