Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

Prishtina reagon përsëri

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina reagon përsëri


20 May, 2013 @20:05

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur sot në zyret e Sigal Prishtinës, është adresuar edhe një reagim i prishtinasve ndaj KB Peja dhe kreu të Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

Komunikatën e Sigal Prishtinës po ua sjellim në tërësi ashtu që të mos shkaktohet huti në opinion. 

REAGIM I KB “SIGAL PRISHTINA”

“Konflikti i Interesit “Babë e Bir” paraqet Mision të Pamundur udhëtimin e KB “SIGAL Prishtina” në Pejë

20 maj 2013

KB “SIGAL Prishtina” falenderon të gjithë dashamirët e basketbollit e në veçanti “Plisat” për atmosferën e krijuar në ndeshjen e dytë të finales së Play-Off’it. Atmosfera e krijuar dhe organizimi i ndeshjes u vlerësua me notën më të lartë edhe nga drejtuesit e Balkan League (BIBL) të cilët ishin të pranishëm në këtë ndeshje. Mirëpo, pas analizës së bërë të dy ndeshjeve dhe të zhvillimeve të ditëve të fundit që nga loja e parë në Pejë kur u sulmua autobusi i klubit tonë me ç’rast u rrezikua jeta e lojtarëve dhe stafit të klubit tonë, e deri te shantazhet që na u bënë në forma të ndryshme nga kryetari i FBK-së, shprehim indinjatën tonë për mënyrën se si po udhëheqet basketbolli kosovar. Mbi të gjitha, na shqetëson fakti që vetëm në ligën tonë dhe askund tjetër në botë ekziston konflik i hapur i interesit, ku babai është kryetar i FBK-së e i biri kryetar i klubit që kërcënon me moszhvillim të ndeshjes e në emër të kësaj babai i tij shantazhon klubin tonë madje deri te kërcënimi për mospjesëmarrjen tonë në Ligën Ballkanike. Edhe pse ky konflikt interesi ka ekzistuar që nga fillimi, ne kemi dashur të besojmë në vullnetin e mirë të familjes Gashi. Pasi që dolën në sipërfaqe haptaz tendencat dhe veprimet konkrete për ta favorizuar Pejën, ne kërkojmë që të sqarohet ky konflikt i interesit dhe kërkojmë dorëheqjen e kryetarit. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ne e shohim udhëtimin e ekipit tonë në Pejë si mision të pamundur dhe të rrezikshëm.

KB “SIGAL Prishtina” do të jetë gjithmonë në shërbim të avancimit të basketbollit dhe të promovimit të tij edhe jashtë kufinjve të Kosovës. Por, nuk do të jemi pjesë e një organizimi ku ekzistojnë konflikte klasike të interesit.

KB “SIGAL Prishtina” ka filluar përgatitjet për sezonin 2013/2014 për Ligën Ballkanike dhe me drejtuesit e saj ka planifikuar një agjendë takimesh për t’u përgatitur sa më mirë në të gjitha drejtimet për paraqitjen e parë në këtë ligë.”

Këtu përfundon reagimi i Sigal Prishtinës dhe pritet të shihet se çka do të ndodh në ditët në vijim. Peja udhëheq 2-0 serinë finale të BKT Superligës dhe është vetëm një fitore larg të qenit kampion. 


PLAYOFF

Peja një hap larg titullit

FBK Superliga

Peja një hap larg titullit

19/05/13 @ 22:01

PLAY OFF

Barazim apo dominim?

FBK Superliga

Barazim apo dominim?

19/05/13 @ 12:59

PEJA

Peja udhëton në Prishtinë

FBK Superliga

Peja udhëton në Prishtinë

18/05/13 @ 21:57

PLAY OFF

FBK-ja thotë fjalën e fundit

FBK Superliga

FBK-ja thotë fjalën e fundit

18/05/13 @ 16:50

PEJA

Peja e pasigurtë në Prishtinë!

FBK Superliga

Peja e pasigurtë në Prishtinë!

18/05/13 @ 16:15

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga