KREU

Kreu i FBK-së duke ia dorëzuar çmimin e lojtarit të muajti Dardan Berishës/BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Kërkesë e çuditshme!
20 May, 2013 @21:30
Në një prononcim për Gazetën Express kreu i FBK-së Fatmir Gashi ka thënë se kërkesa e Sigal Prishtinës për dorëheqjen e tij është e pakuptimtë.
Përkundër kësaj ai ka theksuar aty se pikërisht Sigal Prishtina ka konflikt interesi në skuadër, pasi që udhëhiqet nga njerëz që janë aktiv në politikë, citohet Gashi nga Express.
Në mes tjerash kreu i FBK-së ka thënë se djali i tij, Arti, është në krye të Pejës qe tre vite dhe se çuditet pse tash u ka rënë ndërmend prishtinasve të ankohen, duke theksuar se përkundër se ka pasur në mend të jap dorëheqje pasi që e ka shpier FBK-në drejt pranimit ndërkombëtar, kërkesa e Sigal Prishtinës e ka shtyrë që të vazhdojë edhe më tej detyrën e tij, derisa të mbahen zgjedhjet në FBK.