BASHKIMI
Kapiteni Biraj mbetet në fole
28 September, 2020 @12:20
Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën prizrenase.
Biraj do të jetë te Bashkimi edhe në sezonin 2020/21.
Qëndrimi gjatë karrierës së tij nuk ka luajtur në ndonjë skuadër tjetër përveç Bashkimit, derisa që nga stinori 2014/15 është kapiteni i ish-kampionit të Superligës së Kosovës.
Biraj në stinorin e kaluar luajti me mesatare prej 7.1 pikëve, 3.4 asistimeve dhe 4.2 kërcimeve për ndeshje.