Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET KAPITENI

Kapiteni Hajrizi: Maksimumin në të dyja sfidat

TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Kapiteni Hajrizi: Maksimumin në të dyja sfidat


26 November, 2020 @12:58

Kapiteni i ri i reprezentacionit të Kosovës në basketboll, Drilon Hajrizi, ka folur nga Bratisllava për faqen zyrtare të FBK-së, duke bërë të ditur se para ndeshjeve të radhës, lojtarët do të japin maksimumin për të nxjerrë rezultate pozitive nga duelet.

Kosova do të përballet me dy kundërshtarët më seriozë të grupit në tri ditët e ardhshme. Sonte ndaj Sllovakisë, ndërsa më pas ndaj Islandës.

“Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, është shprehur Hajrizi për FBK-në.

Kosova pas Sllovakisë do të përballet me Islandën, sfidë që do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 16:00.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja