PODUJEVË

Foto: KFLlapi/fb
Kapiteni Idrizi vazhdon me Llapin
9 June, 2022 @16:49
Kapiteni i skuadrës së Llapit, Bujar Idrizi, ka vazhduar kontratën me klubin e tij edhe për një stinor.
Idrizi do të jetë pjesë e ekipit nga Podujeva që është fituese e dyfishtë e Kupës së Kosovës deri në qershor të vitit 2023 ka bërë të ditur klubi në fjalë sot.
Mbrojtësi që mund të luajë në disa pozita është 30-vjeçar dhe është 189 centimetra i gjatë, derisa ka pasur 25 paraqitje me Llapin në edicionin e kaluar ka ka kontribuuar me dy gola e tre asistime.