NË MAVROVË
Karpos Sokoli mposht Sigal Prishtinën në miqësore
31 August, 2017 @8:49
Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar mbrëmë ndaj Karpos Sokolit të Shkupit në Mavrovë të Maqedonisë.
Bardhekaltërit që nuk kishin Dardan Berishën në dispozicion për shkak të ftohjes, janë mposhtur me 10 pikë dallim nga Karpos, 78-68.
Mediat maqedonase kanë raportuar se Karpos ka dominuar gjatë gjithë takimit, ndërsa ekipi i tyre ka qenë i kompletuar.
TASH 2 NDESHJE NDAJ MORNARIT
Kjo ka qenë miqësorja e parë e Sigal Prishtinës në fazën përgatitore të saj për Ligë të Kampionëve.
Tash, bardhekaltërit do të ndeshen dy herë me ekipin e Mornarit, që stinorin e kaluar ishte pjesë e ABA ligës.
Duelet Mornar - Prishtina zhvillohen më 4 dhe 5 shtator.