PARA STINORIT TË RI
Tirana përforcohet me Abdul-Bassitin
28 August, 2017 @13:24
Skuadra e Tiranës në basketboll, para fillimit të stinorit të ri, si duket ka arritur marrëveshje me lojtarin amerikan, Jalil Abdul-Bassit.
Njoftimin e ka bërë të ditur eurobasket.com, ndërsa Bassit, 193 centimetra i gjatë dhe 84 kilogramë i rëndë, ka dalë nga kolegji i Oregonit në SHBA, kurse së fundi ka qenë pjesë e Toowoomba Mountaineers në ligën australiane.
Abdul-Bassit te ekipi i tij i fundit ka pasur mesatare impresive. Ai ka shënuar 24.8 pikë për ndeshje, 5.7 kërcime për ndeshje si dhe 3.1 asistime për ndeshje.
KB Tirana ende nuk ka konfirmuar këtë njoftim nga portali Eurobasket, por ekipi dihet që do të garojë në BIBL për stinorin e dytë me radhë.