EKSKLUZIVE
Morina: Do të japim më të mirën
25 August, 2017 @11:14
Kosova dje në shortin e hedhur për kualifikimet e Botërorit Kina 2019, u tërhoq në Grupin C me kudërshtarë si Lituania, Polonia e Hungaria.
Grupi më i lehtë në letër që mund të na binte ishte ky, por… - GËZIM MORINA
Në lidhje me shortin, për Borozani.com foli shtatëlarti Gëzim Morina, derisa ka thënë se duhet të japin më të mirën përkundër grupit të vështirë.
“Mendoj që në këto kualifikime nuk ka kombëtare të dobëta, sidomos në këto tre gupet që ne kemi pasur mundësi që të na bie shorti, ndoshta në letër ky edhe është grupi më i lehtë që mund të na binte, mirëpo gjithsesi është tejet cilësor dhe na pret një punë e vështirë. Shpresoj që në nëntor të vijmë të gjithë lojtarët, të mos kemi probleme me lëndime dhe të jemi në formë të mirë, do të japim më të mirën dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, ka thënë Morina për Borozani.com.