Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIME

Katër të larguar nga KB Rahoveci

Katër të larguar nga KB Rahoveci


25 February, 2022 @23:49

Një grumbull i lojtarëve të huaj janë larguar nga KB Rahoveci - ka bërë të ditur sonte klubi në fjalë zyrtarisht.

Me marrëveshje mes palëve, KB Rahoveci ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me basketbollistët Cavon Baker, Deshawn Wilson Jr., Tyheim Monroe dhe Jervon Pressley.

“Bordi i KB Rahoveci me anë të marrëveshjes së dy anshme ka liruar nga skuadra fundorët amerikanë Cavon Baker e Deshawn Wilson Jr., alon Tyheim Monroe dhe qendrën Jervon Pressley,” ka shkruar njoftimi i klubit.

Basketbollistët në fjalë nuk kanë përmbushur pritjet e klubit për të arritur rezultate më të mira këtë stinor, ndërsa thuajse në secilën deklaratë pas ndeshjes trajneri maqedonas i ekipit Ljupcho Malinkov ka folur për papërgjegjësi të basketbollistëve dhe shpeshherë ka përdorur fjalën “kjo nuk është basketboll”.

Kujtojmë, Rahoveci kishte pritje të mëdha në fillim të stinorit, por mossuksesi në fushë të lojës ka bërë që ata përgjatë tërë stinorit të jenë të parafundit në renditje, me rrezik të luajnë ndeshje PlayOuti për të mbetur në ligë.

Gjithsesi mundësitë për përmirësim janë reale dhe bilanci prej 6-12 pas 18 dueleve të zhvilluara atyre u jep mundësi të kapin së paku Bashkimin që është në 8-12 për të kërkuar një vend për PlayOff.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga