Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

KB Peja mban Kuvendin, Gashi kryetar

KB Peja mban Kuvendin, Gashi kryetar


30 November, 2020 @8:35

Ish-kryetar i FBK-së dhe njeriu që kanë qenë gjithnjë afër basketbollit, Fatmir Gashi, është zgjedhur kryetar i ri i KB Peja, ka bërë të ditur portali pejan, Njëshi.com.

Në Kuvendin e mbajtur të dielën, Gashi ka marrë votat e 22 delegatëve pjesëmarrës duke mos pasur asnjë votë kundër e as abstenim.

Në këtë Kuvend janë zgjedhur edhe nënkryetarët si dhe kryesia e re e klubit, ndërsa dy nënkryetarët janë Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti, ka bërë të ditur Radio 1.

Fatmir Gashi

Përndryshe Peja ka nisur këtë edicion të Superligës me fitore, duke shënuar tre fitore nga tre ndeshjet e para të stinorit.

Më pas disa ndeshje u shtyen për shkak të rezultateve pozitive me COVID-19, më vonë edhe erdh pushimi i Superligës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës në kuadër të para-kualifikimeve për Botërorin 2023


 
Të gjitha lajmet nga