Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAJMI I FUNDIT

KB Peja suspendon basketbollistin e saj

KB Peja suspendon basketbollistin e saj


1 November, 2021 @10:55

Përmes një njoftimi të lëshuar para pak çastesh, KB Peja ka bërë të ditur se ka suspenduar basketbollistin e saj kroat, Henrik Sirko.

Sirko, që ka qenë njëri ndër më të dalluarit në përballjen e mbrëmshme të humbur të Pejës ndaj Yllit, pas dy vazhdimeve ka shkelur rregulloret e klubit dhe kodet e mirësjelljes menjëherë pas ndeshjes.

Për të respektuar rregulloren dhe për të mbajtur atmosferën stabile në ekip, KB Peja ka thënë se është detyruar të marrë një vendim të tillë.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marrë vendim për suspendimin e lojtarit Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur si pasojë e një incidenti mbrëmë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rëndë rregulloret dhe kodet e mirësjelljes në klubin tonë. Për këtë, klubi është i detyruar të marrë një vendim të tillë për respektimin e rregullores dhe atmosferës së ekipës,” ka shkruar njoftimi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike