Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE TJETËR TE BARDHEZINJTË

KB Prizreni falenderon Morinën

Fotot: KBPrizreni/fb

KB Prizreni falenderon Morinën


23 July, 2022 @13:47

Pas ndarjes me Arti Hajdarin, që mori rrugën për në qytetin e tij të lindjes, Pejë, KB Prizreni ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët edhe me basketbollistin prizrenas, Altin Morina.

Në njoftimin e shkurtër të lëshuar, KB Prizreni ka falenderuar lojtarin për kontributin, ndërsa ai erdhi në pjesë të dytë të stinorit 2021/22 në ekip, ku bëri 10 paraqitje, me mesatare prej 7.5 pikësh për ndeshje, 4.3 asistime dhe 4.5 kërcime.

Altin Morina

Morina në fillim të stinorit të kaluar ka qenë pjesë e KB Rahoveci, me të cilët u nda, ndërsa aty ka luajtur me mesatare prej 11.84 pikësh për ndeshje, 6.30 asistime dhe 4.92 kërcime për lojë.

Përveç KB Prizrenit dhe Rahovecit, Morina 30-vjeçar ka luajtur në karrierë të tij edhe për Bashkimin, Yllin e Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike