Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONSOLIDIMI I VRESHTARËVE

KB Rahoveci po ndërron kryesinë!

Foto: KBRahoveci/fb

KB Rahoveci po ndërron kryesinë!


1 November, 2022 @11:41

Skuadra e KB Rahovecit ka bërë të ditur dje se është në proces të ndërrimit të kryesisë së klubit. Ekipi i vreshtarëve që këtë vit nuk po arrin rezultate të mira në Superligë, ka lëshuar një Komunikatë dje, ku ka bërë të ditur për procesin, ndërsa ky proces pritet që ta konsolidojë edhe skuadrën dhe rezultatet në parket.

“KB Rahoveci vazhdon punën për t’u konsoliduar edhe më fuqishëm. Bashkëndjejmë me publikun dhe tifozët për rezultatet negative, por shumë shpejt KB Rahoveci do t’ju njoftojë për ndryshimet dhe ju sigurojmë se si nga organet e klubit ashtu edhe nga ekipi, do të ketë angazhim maksimal që të përmbushim pritjet e të gjithë tifozëve dhe publikut për t’i kthyer momentet e lavdishme, që karakterizojnë historinë e klubit tonë!” — ka shkruar ndër të tjera Komunikata e lëshuar nga klubi rahovecian.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, Rahoveci që këtë stinor e nisi me fitore befasuese ndaj Yllit që në xhiron e parë, nuk ka fituar më asnjë ndeshje. Ekipi në fillim të stinorit ka emëruar trajner Muhamed Thaçin, ndërsa së fundi ka larguar Devin Johnsonin nga klubi së fundi. Johnson pritet të zëvendësohet shpejt me një të huaj tjetër.

KB Rahoveci - NJOFTIM

Pas tetë xhirove të para të luajtura në Superligë, Rahoveci ka bilanc 1-7 ndërsa është e fundit në renditjen tabelare të elitës së basketbollit.


 
Të gjitha lajmet nga