Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURRËS

KB Teuta deklarohet për mospjesëmarrje në Superkupë Mbarëkombëtare

Pamje nga arkivi

KB Teuta deklarohet për mospjesëmarrje në Superkupë Mbarëkombëtare


5 October, 2022 @11:44

Superkupa Mbarëkombëtare që nis sot me ndeshjen gjysmëfinale Trepça - Ylli, do të luhet me tre ekipe pjesëmarrëse, derisa Teuta hoqi dorë nga gara për shkak se njoftoi për disa basketbollistë në gjendje jo të mirë shëndetësore disa ditë para fillimit të garës.

Teuta do të duhej të luante në gjysmëfinale ndaj Tiranës sot, për të kërkuar finalen e nesërme, të Superkupës Mbarëkombëtare që këtë edicion mbahet në Minatori të Mitrovicës, organizimin e së cilës Liga Unike ia besoi KB Trepçës.

Sot, KB Teuta ka adresuar një përgjigje për mospjesëmarrjen e saj në Superkupë Mbarëkombëtare, ndërsa ka lëshuar një njoftim në faqen e ekipit në Facebook.

Deklarata e KB Teuta

Po e sjellim këtë njoftim, pa ndërhyrje:

NJOFTIMI I TEUTËS:

“Po adresojme edhe nje here pergjigjen tone per mospjesemarrjen ne Superkupen e Liges Uniqa. Qe nje tekst i shkurter, korrekt qe shprehte pamundesine e pjesemarrjes per arsye shendetsore (me shume se gjysma e ekipit eshte e pamundur nga ana shendetsore te marre pjese). Cuditerisht ne vend qe federata ti uronte sherim te shpejte ketyre djemve te mrekullueshem qe i kane falur rinine dhe emocionet ketij sporti kaq te bukur, marrim komente te pa njerezishme per ekipin e Teutes (ekipin lider te basketbollit shqiptar qe ka dhuruar vetem rezultate maksimale dhe spektakel sportiv keto vite pjesemarrje). Terheqja jone qe e thjeshte, njerezore dhe nuk ka lidhje as me baste sportive, as me pazare te pista reklamash. Per sa i perket spektaklit qe do i mungoje tifozerise durrsake, ju kujtojme se ka vite qe FSHB nuk organizon asnje event ne pallatin e sportit “Ramazan Njala”, as kur ekipi yne ka qene finalist e pretendent kryesor ne Balkan League duke i organizuar ndeshjet ne Tirane. Qytetaria durrsake ka memorie dhe informacionin e mjaftueshem per te gjykuar vete keto situata. Falenderojme te gjithe tifozerine e mrekullueshme qe na mbeshtet nder vite duke u rikujtuar se skuadra jone ka luajtur gjithmone per ta dhe mbeshtetjen e pakushtezuar qe falin dhe jo per organizata jo transparente qe kane ne interes vetem te luajne me djersen e sportisteve dhe parate e sponsorve dhe presidenteve.”

ORARI I NDESHJEVE

Ndërkaq, sot dueli gjysmëfinal Trepça - Ylli do të jetë tepër interesant derisa ekipi që i pret në finale është Tirana. Përndryshe, nesër në finale pritet të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIBA Botës, Andreas Zagklis, ka bërë të ditur FBK-ja në javën e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike