Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATORI I FINALES SË SUPERKUPËS

KB Ylli si organizator, dënohet për incidentet në finale të Superkupës

KB Ylli si organizator, dënohet për incidentet në finale të Superkupës


22 September, 2023 @13:51

Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, që u përcoll me incidente ku tifozët bënë sjellje të pahijshme, hudhën gjësende dhe çuan në ndërprerje të ndeshjes në dy momente, më në fund ka mësuar “të dënuarit” e saj.

Kështu, sipas Informatorit të finales së Superkupës, dënimin më të madh e ka marrë organizatori i turneut, KB Golden Eagle Ylli. Ylli është dënuar me 1200 euro dhe 500 euro, për shkeljet 51.3 dhe 51.4 si dhe 50.18 që çojnë gjobën totale për ekipin suharekas, në 1 mijë e 700 euro.

Në Informator, te raporti i finales për sjelljen e shikuesve është shënuar: Sjellja jo e mirë. Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta nga ana e tifozëve të KB Trepça, që rezultoi në zbrazjen e pjesërishme të palestrës. Pas përfundimit të ndeshjes, sjellje të tilla ka pasur edhe nga ana e shikuesve të KB Peja. Nr i tyre, rreth 1200.

Në finale të Superkupës, Trepça mposhti Pejën për të fituar trofeun. Nga këto skuadra janë dënuar për gabime teknike dhe të tilla, Adis Beciragic (Trepça) 300 euro, Rami Hadar (Peja) 300 euro, Justin Davis (Peja) 50 euro.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës