LIGA E FEMRAVE
KBF Bashkimi i revanshohet KBF Prishtinës
11 February, 2021 @21:12
KBF Bashkimi javë më parë kishte pësuar nga KBF Prishtina në Kupën e Kosovës, derisa sonte u revanshua në Ligën e Femrave, duke e mposhtur me rezultat 89-80.
Vashat e Bashkimit e kontrolluan ndeshjen në shumicën e kohës dhe e regjistruan fitoren e radhës në Ligë.
Le’Jzae Davidson me 30 pikë ishte koshashënuese më e mirë te skuadra prizrenase, kurse lojtarja më e mirë e ndeshjes ishte Saranda Daci me 25 pikë, 13 kërcime, 7 asistime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë.
Edhe qendra nigeriane Aisha Balarabe luajti rol të rëndësishëm me 17 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.
Te Prishtina Alexis Tolefree ishte më e mira me 22 pikë, kurse u dalluan edhe Era Shatri me 17 pikë dhe Enxhi Xhanaj e Enisa Kamerolli me nga 12 pikë secila.
Bashkimi gjendet në krye të tabelës me 12 fitore e 1 humbje, derisa Prishtina me 8 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e tretë.
Në xhiron tjetër, Bashkimi takohet me Kastriotin, kurse Prishtina me Penzën.