KBF KASTRIOTI - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina me dy rekorde, lehtë ndaj Kastriotit
15 November, 2021 @15:10
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi. Borozani.com
KBF Prishtina me lehtësi e mposhti Kastriotin me rezultt 26-143.
Vashat e trajnerit Fidan Shatri, në këtë ndeshje dominuan nga minuta e parë, derisa në asnjë çerek nuk pësuan pikë dyshifrore.
Prishtina në këtë ndeshje shënoi dy rekorde të stinorit 2021/22. 143 pikët e shënuara të Prishtinës u bë shifra më e lartë e stinorit, dhe epërsia prej 117 pikëve gjithashtu ishte më e larta e stinorit deri më tani.
Arbnore Përquku dhe Aisia Robertson me nga 24 pikë ishin koshashënueset me të mira te Prishtina, derisa u dalluan edhe Sumeja Kosumi e Sarah Mgbeike me nga 22 pikë secila.
Te Kastrioti nuk arritën të shënojnë pikë dyshfrore asnjë basketbolliste, derisa prej tyre u veçua Arbnora Qerkini me 8 pikë.
Prishtina është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Femrave pas 6 xhirove, kurse Kastrioti është skuadra e vetme pa fitore.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, derisa Kastrioti me Bashkimin.