BROOKLYN

NBA
Këmbëngulësi Nets
21 November, 2012 @12:24
Dwight Howard, ka një miqësi të ngushtë me plejmekerin e Brooklynit, Deron Williams. Për këtë arsye të gjithë menduan se me përfundimin e kontratës, qendra gjigante do të shkonte në Brooklyn Nets.
Por ‘supermani’ e zgjodhi skuadrën Los Angeles Lakers, ndërsa për këtë lajm ai tha:
“Tani unë jam këtu dhe mendoj se nuk është e drejtë të flasim për këtë, sepse jam shumë i lumtur në Los Angeles dhe këtu kam një mbështetje të madhe, pasi që janë duke bërë çdo gjë që të jem i lumtur”
Howard në dhjetë ndeshjet e zhvilluara me Lakersin në këtë stinor, arriti një përqindje prej 20.0 pikëve, 11.4 kërcimeve dhe prej 2.7 bllokadave.