ARBEN KRASNIQI
Kemi bërë shumë gabime në fund
6 August, 2016 @20:43
Kosova pësoi edhe në ndeshjen e dytë miqësore kundër Estonisë.
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, pas lojës deklaroi se kanë bërë shumë gabime në fund:
” Kemi luajtur shumë mirë në tre cerekët e parë. Në cerekun e katërt kemi bërë shumë gabime, të cilat së bashku me moskoncetrimin tonë bënë që ta humbim lojën, të cilën është dashur ta fitojmë. Sikurse në ndeshjen e parë, kemi pasur shumë momente të mira, mirëpo vërehet qartë se ende nuk jemi komponuar si ekip. Duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në ditët e ardhshme”.