MIQËSORJA NDAJ ESTONISË
Kosova ‘ra’ në fund
6 August, 2016 @19:30
Kosova përkundër paraqitjes tejet të mirë në tre çerekët e parë të ndeshjes, ka pësuar në fund në miqësoren zyrtare ndaj Estonisë, sot në Talin.
Loja e mirë e fillimit të ndeshjes nuk u kurorëzua me fitore në fund, pasi që djelmoshat me të kaltër ranë nga loja në 5 minutëshin e fundit, kur Estonia morri kontrollin e lojës, por edhe lodhja e reprezentacionit të Kosovës u duk.
Në fund, estonezët triumfuan me 10 pikë epërsi.
SHËNUESIT
Rain Veideman luajti me 17, ndërsa Reinar Halik dhe Sten-Timmu Sokk me nga 10 pikë secili, e Tanel Kurbas shënoi 14 të tjera për fitore.
Te Kosova, Justin Doellman shënoi 17, Jaren Sina 15 e Dardan Berisha 13 pikë të çerekut të parë dhe më asnjë tjetër.
BËRTHAMA
Arben Krasniqi, trajner i reprezentacionit të Kosovës, tashmë duket se ka të qartë bërthamën e pesëshes së parë të Kosovës. Dardan Berisha, Justin Doellman, Drilon Hajrizi e Fisnik Rugova janë katërshja që nisën dje dhe sot.
Jaren Sina sot është treguar më shumë sesa Mirza Ahmetbasic, ky i fundit nisi dje në pesëshen e parë.
Pjesa e ofanzive e skuadrës udhëhiqet me Dardan Berishën, ndërsa kur duhet të mbrohet, Yll Kaçaniku e Edmond Azemi futen në lojë. Fisnik Rugova luan kryesisht qendër dhe nuk e ka lehtë, pasi që Urim Zenelaj nuk u fut fare.
Mungesë e sotme ka qenë Granit Rugova, që ka qenë ndër më të dalluarit dje.
ÇEREKËT
Sa i përket çerekëve shkurt, në të parën Kosova dominoi me Dardan Berishën e Justin Doellmanin të pushuar. Në të dytën, selektori Arben Krasniqi pushoi dyshen që u dallua në çerek të parë, por Kosova mbajti mirë rezultatin. Në të tretën Estonia u këndell me Rain Veidemanin tejet preciz, derisa në çerekun e fundit vendasit për herë të parë kaluan në epërsi, e Kosova luftoi mjaft për të mbetur në lojë, kryesisht me pikët e Drilon Hajrizit, derisa dominoi lodhja në fund.
Statistikat individuale te Estonia
1 | Rain Veideman | 17 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Tanel Kurbas | 14 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Sten-Timmu Sokk | 10 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
4 | Reinar Hallik | 10 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Martin Paasoja | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Martin Dorbek | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Erik Keedus | 3 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
8 | Kristjan Kitsing | 3 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Rain Raadik | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
10 | Rait-Riivo Laane | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
11 | Indrek Kajupank | 2 pikë | 4 kërcime | - |
Statistikat individuale te Kosova
1 | Justin Doellman | 17 pikë | 7 kërcime | - |
2 | Jaren Sina | 15 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
3 | Dardan Berisha | 13 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
4 | Drilon Hajrizi | 6 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Shawn Johns | 5 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Edmond Azemi | 4 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
7 | Mirza Ahmetbasic | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Fisnik Rugova | 1 pikë | 6 kërcime | - |
9 | Ylli Kaçaniku | 0 pikë | 4 kërcime | - |
10 | Gazmend Sinani | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 1 asistim | - |