RIVALI I GRUPIT

Foto: KZS
Sllovenia dominon ndaj Portugalisë, Morina 20 minuta
6 August, 2016 @8:34
Rivali tjetër i Kosovës në Grupin E kualifikues për Eurobasket 2017, Sllovenia, ka kaluar lehtë Portugalinë në përballjen e parë miqësore të saj para ndeshjes zyrtare ndaj Kosovës.
Sllovenia ka mposhtur Portugalinë 67-51 ku Klemen Prepelic ka qenë më efikasi me 11 pikë të shënuara dhe 2 asistime të regjistruara.
Në fitore, atij i kanë ndihmuar edhe Jaka Blazic me 10 pikë e 4 asistime si dhe Zoran Dragic, Miha Lapornik dhe Jaka Klobucar me nga 7 pikë secili.
GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017
Ish-lojtari i Sigal Prishtinës, Gëzim Morina, ka qenë për 20 minuta në parket për Slloveninë dhe ka kontribuuar me 2 kërcime në këtë fitore të tyre.
Sllovenia llogaritet si favorit i grupit kualifikues për Eurobasket 2017.