PËRFAQËSUESJA LIVE
Kosova dorëzohet në çerekun e fundit
6 August, 2016 @17:59
RAPORTI I NDESHJES
LIVE Q4: Edhe pse ishte në epërsi për 30 minuta, Kosova është dorëzuar në çerekun e fundit dhe ndeshja ka përfunduar me fitoren e Estonisë me rezultat 74-64. Pas 3 çerekëve shumë të mirë, lodhja fizike në çerekun e fundit ishte një ndër arsyet e humbjes në ndeshjen e sotme.
LIVE Q3: Mbyllet çereku i tretë me rezultat 48-50 në favor të Kosovës. Në këtë çerek u pa qartë një përmirësim i dukshëm i Estonisë, të cilët e barazuan rezultatin në disa momente të caktuara, ndërsa pak para fundit të çerekut patën një epërsi të lehtë, e cila u eklipsua nga treshet e Drilon Hajrizit, i cili pati 2 treshe këtë çerek. Më të dalluarit për Kosovën pas 3 çerekëve janë Justin Doellman me 15 pikë, Dardan Berisha me 13 pikë (asnjë pikë nga ai në këtë çerek) dhe Jaren Sina me 11 pikë.
LIVE Q2: Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Kosovës 26-34 . Pas dy çerekëve, Dardan Berisha mbetet më i dalluari me 13 pikë. Nga 8 pikë kanë Jaren Sina dhe Justin Doellman. Vlen të përmendet që Arben Krasniqi ka përdorur 11 lojtarë nga 12 të ftuarit. Vetëm Urim Zenelaj nuk ka luajtur ende në këtë takim.
LIVE Q1: Me rezultat 15-22 në të mirë të Kosovës është mbyllur çereku i parë. Më i dalluari për Kosovën ishte Dardan Berisha, i cili zhvilloi një super çerek me 13 pikë të shënuara, ndërsa 9 prej tyre erdhen nga gjuajtjet për tri pikë. Justin Doellman gjithashtu shënoi 6 pikë, ndërsa Jaren Sina shtoi 3.
Në ndeshjen miqësore mes Estonisë dhe Kosovës, ndeshje e cila fillon në ora 18:00, kjo është pesëshja startuese e Përfaqësueses së drejtuar nga Arben Krasniqi:
Jaren Sina, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Justin Doellman dhe Fisnik Rugova.