PAVIC - PAS NDESHJES
Kemi pasur fat
27 March, 2016 @22:44
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, ka kohë që nuk ka qenë i pranishëm në media ndërsa së fundi pas fitores ndaj Prishtinës është deklaruar për faqen zyrtare të ekipit që e drejton.
”Çdo ndeshje që kemi humbur me Prishtinën kemi qenë afër dhe nuk kemi arritur të fitojmë në fund. Tani kishim fat dhe fituam,” ka thënë trajneri kroat i Pejës pas ndeshjes.
Kurse, sa i përket epërsisë së terrenit vendas që do ta ketë Peja në Play-Off ai ka shtuar se “Terreni vendas është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. Por para se të mendojmë për finale, të fokusohemi në gjysmëfinale.”
Peja ka mposhtur Prishtinën për herë të tretë këtë stinor në Superligë dhe tash ata mund të takohen vetëm në finale të Play-Offit.