TOP 10 PLAYERS

Ken Brown i Trepçës, lojtari i javës në Superligë
30 October, 2014 @12:34
Basketbollisti amerikan, Ken Brown, ka pasur paraqitje mahnitëse në ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Besës dhe ka marrë epitetin e lojtarit më të mirë të javës, sipas Eurobasketit.
Ken Brown, i pari i javës
Brown, ka regjistruar double-double në atë ndeshje prej 33 pikëve të mrekullueshme dhe 11 asistimeve për bashkëlojtarë. Ai gjithashtu është lider i Superligës me mesatare prej 26.3 pikëve të shënuara për ndeshje si dhe gjindet në pozitë e dytë sa i përket asistuesve me 9 për ndeshje.
Najee White, i dyti
Pas Brownit të Trepçës, në pozitën e dytë është renditur amerikani i Yllit, Najee White, që ka qenë tejet i mirë ndaj Pejës, përkundër se ekipi i tij humbi nga nënkampionët. White 24 vjeç, ka shënuar 21 pikë dhe ka regjistruar 10 kërcime në këtë ndeshje.
Dino Hodzic, i treti
I treti në listën e 10 më të mirëve të javës është Dino Hodzic i Vëllaznimit. Hodzic ka qenë më meritori në fitoren e ekipit të Jeton Nixhës ndaj Kastriotit, derisa me 17 pikë e 7 kërcime, i ndihmoi Vëllaznimit që të shënojë fitoren e dytë me radhë për të kërcyer ekipi i tij në vend të pestë të tabelës.
Pas treshes së parë renditja e më të mirëve vazhdon kështu: 4. Gerti Shima (Peja), 5. Jan Mocnik (Peja), 6. Edin Bavcic (Sigal Prishtina), 7. Besnik Azemi (Vëllaznimi), 8. Alban Veseli (Peja), 9. Dardan Berisha (Sigal Prishtina) dhe 10. Reuben Werber (Kastrioti).
Siç po shihet në llogaritë e bëra nga Eurobasket, vetëm Bashkimi dhe Besa nuk kanë asnjë lojtar te dhjetëshja më e mirë.
Vëllaznimi-Bashkimi, Peja-Kastrioti, Besa-Ylli dhe Sigal Prishtina - Trepça janë ndeshjet e xhiros së ardhshme të Superligës.