NXEHTË NË KARAGAÇ
BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Peja njeh Teodon, kërkon fitore
28 October, 2014 @21:01
Verdhezinjtë e Pejës do të kërkojnë fitoren e dytë në terren të vetin në kuadër të ligës ballkanike, nesër mbrëma ndaj Teodos së Malit të Zi.
Ekipi i Boris Kurtovicit pasi që fitoi në Karagaç ndaj Kumanovës në triler dhe u mposht nga Sutjeska si mysafir - tashmë kërkon fitoren e dytë me radhë në parketin e vetë.
I tërë ekipi pejan duket të jetë pa mungesa, derisa tifozët e klubit mezi presin rikthimin e njërit ndër lojtarët më të dalluar të stinorit të kaluar, Teo Simovic, që u rikthye në Pejë pas lëndimit.
Teodo në anën tjetër, nga një ndeshje e zhvilluar deri më tani, ka të regjistruar një humbje dhe atë ndaj Rilskit në Bullgari.
Sa i përket ndeshjeve të stinorit të kaluar, edhe Peja edhe Teodo kishin fituar si vendase - dhe të dyja ndeshjet kishin përfunduar me rezultat të ngushtë.
Kujtoni ndeshjen Teodo-Peja dhe atë Peja-Teodo