TURP NË SHKODËR
BOROZANI/ Lis Dorambari
Vllaznia - Mornar, përfundon pa filluar!
28 October, 2014 @19:46
Papërvoja në arenën ndërkombëtare i ka kushtuar shumë skuadrës së Vllaznisë. Ekipi debutues në Ligën Ballkanike, nuk e ka zhvilluar fare ndeshjen e sotme kundër ekipit malazias, Mornar Bar, që është dashur të fillojë nga ora 18:00.
Megjithëse lojtarët e të dyja skuadave kishin zbarkuar në fushë, loja nuk filloi pasi që kishte probleme me tabelën elektronike në palestër, e megjithë përpjekjeve të shumta dhe pritjes gati një orë për ta rregulluar tabelën, një gjë e tillë nuk u arrit.
Ky lëshim në organizim të ndeshjes i ka kushtuar ekipit shkodran me humbje me rezultat zyrtar 20:0, si dhe me (-1) pikë në radhitjen tabelare duke e humbur kështu edhe pikën e cila i takon humbësit të ndeshjes.
Rezultatet dhe tabela aktuale.