BIBL

BOROZANI/ Erdis Driza
Kjo Prishtinë nuk ndalet
28 October, 2014 @20:09
Kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina, është revanshuar në mënyrën më të mirë skuadrës rumune, Craiova, nga e cila kishte pësuar humbje vitin e kaluar në Pallatin e Rinisë.
Kësaj radhe, bardhekaltërit u treguan shumë më të vëmendshëm ndaj rumunëve dhe arritën të shënojnë fitore me rezultat të thellë 92-76.
Craiova vetëm në çerekun e parë ishte më e mirë se Prishtina, e kjo u tregua edhe në rezultat, pasi mysafirët e përfunduan dhjetë minutëshin e parë në epërsi prej tre pikëve, 22-25.
Mirëpo më pas djelmoshat e trajnerit Sabit Hadzic, të udhëhequr kryesisht nga Dardan Berisha, Aaron McGhee dhe Blerim Mazreku, arritën jo vetëm ta kthejnë rezultatin në të mirë të tyre, por edhe ta thellojnë epërsinë për ta siguruar një ‘finish’ të qetë të ndeshjes.
Berisha përsëri ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë, kurse Mazreku dhe McGhee dhanë poashtu kontribut të rëndësishëm duke shënuar nga 22 pikë secili, sikurse edhe aloja serbe e Craiovës, Milivoje Bozovic.
Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje e Sigal Prishtinës në Balkan League, kurse Craiova e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar se prishtinasit, ende mbetet pa e shijuar fitoren.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Sigal Prishtina | Craiova | ||
Çereku i parë | 22 | 25 | |
Çereku i dytë | 26 | 17 | |
Çereku i tretë | 20 | 21 | |
Çereku i katërt | 24 | 13 | |
Kërcime | 48 | 30 | |
Asistime | 25 | 21 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Topa të vjedhur | 2 | 7 | |
Topa të humbur | 13 | 7 | |
Tentime për tre pikë | 9/24 | 7/28 | |
Tentime nga loja | 35/72 | 29/72 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 13/13 | 11/14 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 27 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
2 | Aaron McGhee | 22 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
3 | Blerim Mazreku | 22 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Edmond Azemi | 12 pikë | 7 asistime | 6 kërcime |
5 | Jordan Hulls | 5 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
6 | Edin Bavcic | 4 pikë | 4 kërcime |
Statistikat individuale te Craiova
1 | Milivoje Bozovic | 22 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Nikola Vucurovic | 18 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
3 | Travis Bureau | 12 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Dragos-Mihai Andrei | 10 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Nikola Otovic | 7 pikë | 9 asistime | 1 kërcim |
6 | Szabolcz Santa | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |