Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO

Kampioni Spurs, nis me fitore

Kampioni Spurs, nis me fitore


29 October, 2014 @12:42

Netët pa gjumë për dashamirët e basketbollit, ia nisën në mënyrën më të mirë. NBA startoi me derbin e Teksasit, ndërmjet kampionit aktual San Antonio Spurs dhe Dallas Mavericks.

Ndeshja ishte e barabartë që nga fillimi dhe deri në fund nuk dihej se kush do të fitonte. Por në fund një hap më përpara ishin djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, ku me lojën e tyre fenomenale, arritën ta shënojnë fitoren e parë para publikut të tyre me rezultat të ngushtë 101-100. 

Koshashënuesi më i mirë tek mamuzat, ishte françezi Tony Parker me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Manu Ginobili me 20 sosh. Ndërsa në anën tjetër, 26 pikët e Monta Ellisit, nuk mjaftuan për fitoren e Dallasit.

San Antonio ndeshjen e radhës do të luaj me Phoenix Sunsin, ndërsa Dallasi me Utah Jazzin. 


Video

San Antonnio Spurs



 
Të gjitha lajmet nga NBA