PEJA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Karagaçi përsëri feston pas trillerit
29 October, 2014 @21:49
Basketbollistët e Pejës sikurse janë të vendosur t’iu shkaktojnë sëmundje të zemrës tifozëve të tyre.
Në ndeshjen e tretë të Ligës Ballkanike, ekipi pejan ka arritur të shënojë fitore kundër Teodos në një dramë të vërtetë, me një lojë të mrekullueshme në momentet më kritike të takimit.
Mysafirët nga Mali i Zi megjithëse në tre çerekët e parë ishin udhëheqës në rezultat, presioni i madh në Karagaç gjatë çerekut të katërt, ia humbi përqëndimin e tyre në lojë.
Kur kishte mbetur edhe pak më shumë se tre minuta lojë deri në përfundim të takimit, Teodo e kishte epërsinë prej shtatë pikëve dallim, 59-66. Por pikërisht atëherë kur duhej më së shumti, lojtarët e Pejës e treguan forcën e tyre të vërtetë duke arritur ta barazojnë rezultatin në 66-66, për ta çuar takimin në vazhdime.
E në pesë minutëshin e vazhdimeve lojtarët e Teodos krejtësisht ranë nën ndikimin e atmosferës fantastike të krijuar nga tifozët vendas, ndërsa verdhezinjtë me një motiv të paparë arritën të krijojnë epërsi për ta siguruar fitoren e tyre.
Vlenë të ceket se Peja çerekun e katërt dhe vazhdimin pesë minutësh e luajti pa asnjë lojtar të pozitës së qendrës, pasi që dy lojtarët e vetëm në skuadër të kësaj pozite, Gerti Shima dhe Radomir Marojevic, u larguan nga loja për shkak të pesë gabimeve personale, derisa rolin e qendrës u detyruan ta kryejnë dyshja Drilon Hajrizi dhe Alban Veseli.
Drilon Hajrizi shënoi 15 pikë dhe 7 kërcime për Pejën, derisa edhe Hrvoje Puljko regjistroi 14 pikë tjera. Te mysafirët, Marko Mijovic shënoi 24, derisa Aleksandar Radulovic regjistroi 13 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
PEJA | TEODO | ||
Çereku i parë | 12 | 16 | |
Çereku i dytë | 15 | 19 | |
Çereku i tretë | 20 | 19 | |
Çereku i katërt | 19 | 12 | |
Vazhdimi i parë | 11 | 3 | |
Kërcime në mbrojtje | 20 | 25 | |
Kërcime në sulm | 8 | 8 | |
Gjithsej kërcime | 28 | 33 | |
Asistime | 18 | 16 | |
Bllokada | - | - | |
Topa të vjedhur | 12 | 7 | |
Topa të humbur | 12 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 6/30 | 4/16 | |
Tentime për dy pikë | 18/32 | 18/34 | |
Gjuajtje të lira | 23/32 | 15/21 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 15 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Hrvoje Puljko | 14 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
3 | Samir Shaptahovic | 13 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
4 | Radomir Marojevic | 13 pikë | 2 kërcime | |
5 | Alban Veseli | 9 pikë | 9 kërcime | |
6 | Jan Mocnik | 9 pikë | 8 asistime | |
7 | Gerti Shima | 4 pikë | 5 kërcime |
Statistikat individuale te Teodo
1 | Marko Mijovic | 24 pikë | 7 asistime | 6 kërcime |
2 | Aleksandar Radulovic | 13 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
3 | Manuel Johnson | 11 pikë | 6 kërcime | |
4 | Nikola Ljujic | 6 pikë | 4 kërcime | |
5 | Vladan Jocovic | 6 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Srdjan Subotic | 3 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |