Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO SPURS

Këndellen ndaj Houstonit

Këndellen ndaj Houstonit


28 January, 2016 @8:39

San Antonio Spurs me fitore ndaj Houston Rocketsit në mëngjes është këndellur nga humbja më e rëndë në tre stinorët e fundit, që e pësuan pardje nga Golden State Warriors

LeMarcus Aldridge përfundoi ndeshjen me 25 pikë e 10 kërcime, derisa Kawhi Leonard shënoi 18 pikë në fitoren e 39-të të ekipit. 

“Ishim të motivuar shumë për këtë ndeshje. Edhe pse të frustruar me atë që na ndodhi një natë më parë, ishte reagim i mirë nga ekipi sot,” ka thënë francezi Tony Parker pas ndeshjes. 

Te Houston Rockets, James Harden u ndalë në 20 pikë, ndërsa Dwight Howard në 13 pikë e 8 kërcime. 

Pas kësaj ndeshjeje, Spurs ka bilanc 39-7, ndërsa Rockets 25-23. 


 
Të gjitha lajmet nga