KUPA E KOSOVËS
Trepça në Final Four
27 January, 2016 @19:16
Në përballjen e zhvilluar orë më parë në Vushtrri, Trepça ka demoluar tërësisht ekipin nga Liga e Parë, AS Kastrioti për të shënuar fitore në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Me këtë fitore, Trepça ka siguruar pjesëmarrjen në Final Fourin e Kupës së Kosovës 2016.
Nesër përcakohen edhe dy pjesëmarrësit e fundit të Final Fourit kur ndeshen Bashkimi - Drita dhe Ylli - Prishtina.