BIG GERMAN FINISHES LAKERS

REUTERS/Arkiv
Nowitzki vendos 2.1 sekonda para fundit
27 January, 2016 @8:49
Vetëm 2.1 sekonda para fundit të ndeshjes topi ishte te veterani gjerman i Dallasit, Dirk Nowitzki.
Ai nuk e kishte problem të shënojë dhe t’ia sjellë fitoren skuadrës, ndërsa Kobe Bryant që për shkat të një lëndimi nuk luajti, ia vuri dorën në krah gjermanit për t’ia treguar respektin dhe madhështinë në të njejtën kohë.
Nowitzki e pa këtë... dhe respekti i ndërsjellë nuk mungoi.
“Ai është Michael Jordan i gjeneratës sonë,” ka thënë Nowitzki pas ndeshjes për Koben.
J. J. Barea ishte më efikasi te Dallasi me 18 pikë të shënuara, ndërsa Chandler Parsons përfundoi takimin me 17 pikë e 9 kërcime.
Te Lakers, më efikasi ka qenë Jordan Clarkson me 18 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Dallas ka bilanc 26-21 ndërsa Lakers 9-38.

Video