VETËM PAS VAZHDIMEVE

Foto: nba.com
Durant me rekord, Oklahoma fiton në vazhdime
27 January, 2016 @8:37
Double-double prej 44 pikëve dhe 14 kërcimeve i janë dashur Kevin Durantit, për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij Oklahoma City Thunder ndaj New York Knicksit.
Pikët e shënuara, kanë qenë rekord i stinorit për Durantin, që nuk i intereson shumë për ekipet tjera.
“Ne i shikojmë punët tona. Punojmë që të jemi më të mirë në çdo lojë,” ka thënë ai pas ndeshjes kur u pyet për ekipet kundërshtare që po shkëlqejnë në Konferencën Perëndimore, Golden State Warriors dhe San Antonio Spurs.
Oklahoma ka shënuar fitoren e tetë nga nëntë ndeshjet e fundit, ndërsa Russell Westbrook ka qenë gjithashtu prezent me double-double në lojë, ku shënoi 30 pikë dhe 10 asistime në fitore.
Në anën tjetër, te New Yorku, Langston Galloway përfundoi ndeshjen me 21 pikë. Ndërsa mungesa e koshashënuesit më të mirë të skuadrës Carmelo Anthony as që u vërejt. Derrick Williams shtoi 19 pikë dhe 10 kërcime tjera për Knicks, por e tërë përpjekja e ekipit, nuk arriti ta zhbënte humbjen e 25-të të stinorit.
Pas kësaj ndeshjeje, Oklahoma ka bilanc 34-13 ndërsa New York 22-25.
Video