TOP EASTERN EUROPEAN TEAM IN NBA

Foto: Lou Capozzola/ NBAE via Getty Images
Ekipi i Europës Lindore në NBA
Artikulli nga: Schmozone;
26 January, 2016 @13:27
Europa Lindore është traditë në basketboll, duke sjellë emrat e mëdhenjë në botën e basketbollit.
Por nga kush do të përbëhej një ekip më i mirë i europianolindorëve për të gjitha kohërat, që kanë qenë pjesë e NBA-së.
Për këtë është përkujdesur “Shcmozone” që në një artikull të botuar ka krijuar pesëshen më të mirë të europianëve nga Lindja që kanë luajtur në NBA.
E pesëshja do të dukej kështu:
Goran Dragic, Slloveni (Point Guard) 2008-vazhdon; Përkundër shumë europianolindorëve që kanë luajtur në NBA, Dragic është njëri ndër 1-shet e paktë, por edhe më i miri që ka luajtur aty. (Pas tij, Beno Udrih).
Drazen Petrovic, Kroaci (Shooting Guard) 1989-1993; Njeriu që vdekja e ndau heret nga basketbolli, shihet ende si europiani më i mirë i të gjitha kohërave në basketboll. Në stinorin e fundit ai ka pasur 22.3 pikë për ndeshje mesatare me New Jersey Nets, me përqindje 51.8 të shutit. (Pas tij, Sarunas Marciulionis).
Peja Stojakovic, Serbi (Shooting Forward) 1998-2011; Njëri ndër shutuesit më të mirë që ka pasur NBA në atë kohë, ndërsa ka qenë lojtari kryesor i Sacramento Kingsit në vitet 2000. (Pas tij, Andrei Kirilenko).
Toni Kukoc, Kroaci (Power Forward) 1993-2006; Ai do të mbahet në mend si lojtari i gjashtë më i mirë që ka pasur gjenerata e artë e Chicago Bullsit me në krye Michael Jordanin. 3 herë kampion i NBA-së, si dhe pjesë e ekipit që ka rekordin ende, me 72 fitore e 10 humbje në stinorin 1995-96. (Pas tij, Kristaps Porzingis).
Vlade Divac, (Center) Serbi (1989-2005); Pas legjendës lituaneze Arvydas Sabonis, Divac ka qenë lojtari më i kërkuar europian i kohës. Do të mbahet në mend kur u shkëmbye me Kobe Bryantin, si dhe është njëri nga shtatë basketbollistët e NBA-së që ka regjistruar mbi 13 mijë pikë, 9 mijë kërcime, 3 mijë asistime dhe 1 mijë e 500 qind bllokada në karrierë. (Pas tij, Arvydas Sabonis).
Video
GORAN DRAGIC
DRAZEN PETROVIC
PEJA STOJAKOVIC
TONI KUKOC
VLADE DIVAC