Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I SHUMËPRITUR

Curry demolon edhe Spursat

Foto: Ezra Shaw/ nba.com

Curry demolon edhe Spursat


26 January, 2016 @8:25

Golden State Warriors ka treguar se është plotësisht ekipi më i mirë aktualisht në NBA duke e demoluar edhe San Antonio Spursin në ndeshjen e përfunduar pak më parë. 

Derbi i Konferencën Perëndimore ka kaluar në shenjë të Warriorsit, të cilët të udhëhequr nga MVP i stinorit të kaluar Steph Curry kanë kaluar shumë më lehtë sesa që pritej San Antonio Spursin, 120-90. 

Britmat “M-V-P” dëgjoheshin nga çdo pjesë e publikut, derisa Curry shënoi 37 pikë, me saktësi 6-9 për tre pikë, ndërsa i vodhi edhe 5 topa për ekipin e tij. 

Kjo ka qenë fitorja e 39-të me radhë e luftëtarëve në shtëpi, derisa Spurs luajti pa veteranin Tim Duncan, e Kawhi Leonard shënoi vetëm 16 pikë për mamuzat jo bindës. 

Pas kësaj ndeshjeje Golden State ka bilanc fantastik 41-4, derisa San Antonios i ndërprehet seria e fitoreve dhe tash kanë bilanc 38-7. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA