MAQEDONËT PËRFORCOHEN

Foto: balkanleague.net
Kozuv përforcohet para fazës së dytë
25 January, 2016 @22:28
Kozuv, që llogaritet njëri ndër kundërshtarët më serioz të ekipeve kosovare që mëtojnë titullin e ligës ballkanike, ka regjistruar një përforcim sot.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të kësaj lige, ata kanë përforcuar radhët me lojtarin Ivan Todorovic, 214 centimetra i gjatë.
Së fundi, lojtari në fjalë ka luajtur në ligën iraniane të basketbollit ku ka pasur mesatare prej 17.2 pikëve dhe 10.8 kërcimeve.
Basketbollisti 31 vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe si FMP, Egaleo, Lovcen, Cluj, etj.