KENAN SPAHI

Foto: TBF
Si luajti Kenani në All Star?
24 January, 2016 @18:55
Ndeshja All Star e ligës së Turqisë, që vlerësohet si njëra prej tre ligave më të forta në Europë, u zhvillua sot, ku u ndeshën ekipi europian me atë aziatik.
Në këtë ndeshje që më shumë ishte e përqëndruar në “show”, luajti edhe basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, i cili ishte pjesë e pesëshes së parë tek ekipi aziatik.
20 vjeçari i lindur në Prishtinë për 16 minuta e 7 sekonda sa mbeti në fushë, realizoi 9 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa ishte 66% i saktë nga loja.
Në fund, fitore shënoi ekipi europian me rezultat 156-136, ndërsa MVP u shpall bashkëlojtari i Kenanit te skuadra e Karsiyakas, Kenny Gabriel.