Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS @ PELICANS

Harden + Ariza, ndalin pelikanët

Harden + Ariza, ndalin pelikanët


26 January, 2016 @6:19

Përballje tejet interesante u bë ndërmjet Houston Rocketsit, që ishte mysafir i New Orleans Pelicansit mbrëmë. Ndeshja shkoi kokë më kokë deri në fund, ndërsa vetë rezultatet e çerekëve tregojnë se fitorja erdhi falë lufte për çdo top (Pelicans-Rockets 29-32, 31-26, 32-35 dhe 19-19). 

Përndryshe, James Harden dhe Treovr Ariza kanë qenë të pandalshëm mbrëmë. Dyshja në fjalë ka shënuar më shumë se gjysma e pikëve të ekipit të Houstonit për të sjellë fitoren në fund. 

Harden përfundoi ndeshjen me 35 pikë, 8 asistime dhe 11 kërcime. Ndërsa Ariza, me rekord personal të pikëve këtë stinor, 31, 3 asistime dhe 5 kërcime. 

Duhet përmendur edhe faktin që pelikanët tërë pjesën e dytë e luajtën pa All-Starin e tyre, Anthony Davis, që u lëndua nga bashkëlojtari i tij dhe nuk arriti të vazhdojë lojën. 

Në çerekun e fundit të ndeshjes, asnjë skuadër nuk ka arritur të shkojë më shumë se 3 pikë epërsi ndaj rivalit në këtë përballje. 

Te ekipi i New Orleans më i dalluari ka qenë Jrue Holiday me 32 pikë të shënuara, 9 asistime dhe 6 kërcime. 

Pas kësaj ndeshjeje, Houston ka bilanc 25-22, ndërsa New Orleans 16-28. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA