ME TRAJNER TË RI

BOROZANI/Erdis Driza
Levski ndërron trajnerin
25 January, 2016 @23:06
Levski 2014 që do të luajë ndeshje shtesë këtë mesjavë për të siguruar fazën e dytë të BIBL këtë stinor ka ndërruar trajnerin.
Nikolay Gospodinov ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit dhe në vend të tij është emëruar Manuel Markov, që deri dje ka punuar si ndihmës i Gospodinovit.
Levski do të ndeshet me Beroen dhe Lovcenin në ditët në vijim për të sigurar fazën e dytë të BIBL, ku mund të bëhet rival i ndonjërës nga skuadrat tona: Sigal Prishtina, Peja ose Bashkimi.