LOS ANGELES CLIPPERS

Griffin grushton dhe thyen dorën
27 January, 2016 @9:10
Qendra e Los Angeles Clippersit Blake Griffin do t’i mungojë skuadrës së tij për afro dy muaj, ka bërë të ditur ESPN sot.
Griffin, thuhet të ketë pasur një përleshje me një anëtar të stafit të ekipit, me ç‘rast ka ardhur deri te tentim grushtimi që ka shkaktuar thyerjen e dorës me të cilën shuton lojtari.
Basketbollisti 26 vjeç i ka kërkuar falje të gjithëve më pas në Twitter për incidentin, derisa trajneri i skuadrës, Doc Rivers, ka thënë se nuk është i kënaqur me asgjë për të cilën po flitet tani.
“Nuk jam i kënaqur me asgjë. Tash më duhet të flas për një çështje që nuk ka të bëj me basketbollin, prandaj nuk jam i kënaqur fare. Kjo gjë ka ndodhur, por nuk do të duhej të ndodhte, ngase ata janë shokë të mirë,” ka thënë Rivers, shkruan nba.com tash.
Clippers do të ndeshet me Hawks sonte, ndërsa mjekët e skuadrës kanë thënë se 4-6 javë janë minimumi i shërimit të dorës së Griffinit.
— Blake Griffin (@blakegriffin32) January 27, 2016