ARTI HAJDARI
Keqardhje për eliminimin e skuadrave të tjera kosovare
25 January, 2017 @21:11
Kapiteni i Pejës, Arti Hajdari, pas fitores së Pejës ndaj Tiranës në Ligën Ballkanike, foli për mikrofonin e kanalit televiziv transmetues të ndeshjes, Supersport.
RAPORTI I NDESHJES PEJA - TIRANA
Ai, fillimisht tha se në fazën e dytë do të ishte më mirë, po të kishte më shumë skuadra kosovare.
“Eliminimi i hershëm i skuadrave tjera kosovare është lajm i keq. Sa më shumë skuadra kosovare, është aq më mirë,” tha Hajdari, duke vazhduar: “Ne kemi qenë të komponuar që nga fillimi dhe kemi treguar vazhdueshmëri dhe sukses. Jam shumë i kënaqur me punën si ekip dhe si staf. Nëse vazhdojmë kështu, besoj se do të arrijmë në pikat më të larta.”
Për fund, ai foli edhe për ndeshjen derbi të kësaj fundjave, ku Peja e pret në shtëpi rivalin e përbetuar, Sigal Prishtinën, në kuadër të Superligës.
”Është një lojë shumë e rëndësishme. Pres përkrahje të madhe nga publiku dhe shpresoj që të fitojë më i miri,” përfundoi ai.
Hajdari, sot ndaj Tiranës luajti me 8 pikë, 1 kërcim dhe 3 asistime.